LajmeMagazina

Malësia e Bujanocit me dy festa

Nazmiu, Shpendi dhe Tahiri, janë iniciatorët kryesorë që banorët e fshatrave të Breznicës së epërme asaj të poshtme dhe Bilinicës gëzimin e festës së Kurban Bajramit ta fillojnë nga dita e premtë.
Tri shtëpitë e ndërtuara në këto vendbanime për familjet me kushte të vështira ekonomike janë gëzimi më i madhë që mund ti prijë një feste fetare siç është Kurban Bajrami, djelmoshat e lartpërmendur i kishin planifikuar të gjitha, nga themeli e deri tek orendit shtëpiake, që këtyre familjeve nesër të mos i mungojë asgjë, ata si gjithherë edhe kësaj radhe janë një shembull i shoqërisë bashkëkohore, një shoqërie që humanitetit ia ka tejkaluar kufijtë, duke mos lënë asnjë familje me kushte të vështira finansiare pa kulm mbi kokë. Me këto gjestë humane krenohen edhe banorët e këtyre vendbanimeve, ata thonë se, ti keshë afër Nazmiun, Shpendin dhe Tahirin kurrë nuk je vetëm, sepse ata në planë të parë e kanë humanitetin dhe bamirësinë e pastaj gjërat personale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button