Stankoviç: Nuk do të lejojmë destabilizim të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës

Kryetari i Trupit koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç e ka gjykuar çdo retorikë nxitëse e cila mund të ndikojë në stabilitetin e këtij rajoni dhe në asnjë mënyrë nuk kontribuon në avansimin dhe politikën e qytetarëve të këtyre komunave.
“Bujanoci është qytet në R.Sërbisë në të cilin me shekuj jetojnë Sërbët, Shqiptart, Romët dhe të tjerët.
I ftojmë të gjithë akterët politik dhe ata të cilët dëshirojnë të jenë që të sillen me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Sërbisë” ka thënë Stankoviç, dhe ka shtuar se askush nuk ka të drejtë që të kualifikojë njerzit në, të përshtatshëm dhe të papërshtatshmë pamvarësisht në orientimin e tyre politik.
Kryetari i Trupit koordinues ka theksuar se, përmbajtja e deklaratave që janë në kundërshtim me ligjet e këtij vendi, nuk kanë mundur deri më tash dhe as që do të mund të nxisin tensione dhe setabilitet të kësaj pjese sepse tentime të tilla ka patur edhe më parë.
Stankoviç ka treguar se i beson njerëzve që jëtojnë në këtë pjesë të vendit sepse është i bindur se ato nuk do të ndikojnë në qëndrimin e tyre në çështjen e ruajtjes së mardhënieve të mira ndëretnike dhe ndërnjerzore dhe të gjithë, sikurse deri më tash do të respektojnë ligjet e R.Sërbisë në punën e tyre të përditshme dhe në jetë.
“Edhe Sërbëve edhe Shqiptarëve por edhe të tjerëve që jetojnë në këto komuna, Republika e Sërbisë, organet kompetente dhe Trupi koordinues i garantojnë lëvizje të lirë dhe të gjitha të drejtat njerzore të cilat sipas ligjeve i takojnë.
Trupi koordihues edhe më tej do të vazhdojë sikurse deri më tash që bashkarisht me organet tjera shtetërore të R.Sërbisë të punojë në përmirësimin e kushteve të jetës dhe punës së qytetarëve në këto komuna” ka thënë Stankoviç.