LajmeMagazina

Sigurohet Abetarja falas për nxënësit e Luginës së Preshevës

Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) është mbajtur takim i përbashkët mes kryetarit të KKSH-së Galip Beqirit, përfaqësuesve të shtëpisë botuese “Klett” dhe drejtorëve të shkollave fillore në gjuhën e shqipe në Luginën e Preshevës.

Pas një angazhimi rreth sigurimit të teksteve falas, të enjten është siguruar edhe Abetarja me fletore pune për gjitha shkollat fillore në gjuhën shqipe.
“Edhe pse tashmë një muaj ka filluar procesi edukativo-arsimor, edhe pse me vonesë, kemi arritur ti sigurojmë librin bazë të filloristëve Abetaren dhe fletore pune. Të vetëdijshëm se mbeten ende për t’u bërë. Pra për tu siguruar, jo vetëm tekste falas nga klasa e pare deri në të katërtën, por ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar për të siguruar edhe të gjitha librat shkollor, si për shkollat fillore ashtu edhe për të mesmen”, është shprehur Beqiri pas takimit, transmeton Titulli.
Disa shkolla, përkatësisht nxënës tashmë kanë blerë Abetaren me fletore pune. Mirëpo, përfaqësuesit e shtëpisë botuese “Klett” kanë lidhur kontratë për të bërë refundimin e mjeteve për të gjitha ato shkolla që kanë blerë dhe se përmes drejtorive do të bëhet refundimi ndaj nxënësve që kanë shpenzuar të holla për blerjen e Abetares.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button