Lajme

Plaku 80 vjeçar nga Bujanoci humb jetën duke tentuar ta shuaj zjarrin

Ballina Lugina Bujanoc: Një person i moshës 80-vjeçar humb jetën nga plagët e zjarrit
LUGINA
Bujanoc: Një person i moshës 80-vjeçar humb jetën nga plagët e zjarrit
29/10/2019
FacebookTwitter

Një burrë me inicialet J.P. i moshës 80-vjeçar nga fshati Sejacë, komuna e Bujanovac, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra duke tentuar ta shuaj zjarrin që kishte kapluar parcelat afër shtëpisë së tij, kanë thënë nga departamenti i shtabit të zijarrfikësve në Bujanoc.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 11 kur i ndjeri nga friga se mos të përfshihet shtëpia nga flaka kishte tentuar ta shuaj zjarrin ku edhe ka marrë djegje të rënda të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Supozohet se J.P nga tymi e ka humbur vetëdijen dhe më pas është përfshirë edhe nga flaka deri në momentin kur kanë arritur të afërmit për ta shpëtuar.

Në vendin e ngjarjes ka arritur Ndihma e Shpejtë e cila pas dhënies së ndihmës së parë e ka transferuar për në Qendrën Klinike në Nish ku rreth orës 22 të së njetës ditë ka ndërruar jetë.

Këtë informacion e ka vërtetuan edhe dr. Dejan Stojanoviç, kryeshef shërbimit të Urgjencës, i cili ka thënë se J.P. kishin pak shanse për të mbijetuar duke pasur parasysh shkallën e djegieve që ka marrë. Banorët kanë thënë se ndezja e zjarreve jo vetëm në Sejacë por edhe në zonat tjera është e qëllimshme.

Njerzit çdo vit në këtë periudhë dhezin parcelat sepse e kanë më të lehtë se sa ta pastrojnë, të pa vetëdijshëm se sa e rrezikshme është. Nga ana tjetër Kryeshefi i Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc Ali Asllani ka thënë se nga zjarri është përfshirë edhe një jesë e madhe e pyejeve në fshatin Priboc të Malësisë së Bujanocit ku ekipet e zijarrfikësve nga dita e djeshme janë në teren me dy automjete, duke tentuar që ta parandalojnë përhapjen edhe më shumë të zjarrit.

Sipas Asllanit zjarri ka ardhur nga pjesa e Kosovës, gjegjësisht nga fshati Sotllarë ndërkohë që rrezik në njerëz nuk ka patur. Sipas tij shkaktarë është dora e njeriut, kurse sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është tejet e madhe.

Nga ana tjetër për shkak të zonave të mëdha të përfshira nga zjarri, nga Departamenti i zijarrfikësve në Vranjë kanë bërë të ditur se, njësia e helikopterëve me dy helikopterë, njëri për zbulim dhe tjetri për shuarje të zjarrit pritet të arrijë.

Sipas tyre në terren janë 92 zjarrfikës, nga të cilët 64 kanë ardhur nga disa qytete të Serbisë, me 18 automjete për terene malore. Sipas tyre zjarre të mëdha ka në fshatin Cestelin afër Vranjës, Qyteti i Kuq në komunën e Targovishte, Crnotishte, komuna e Bosilegrad dhe fshatrat Klisura dhe Bozhica, komuna e Surdulica. Të gjitha zjarret janë mbi 7 kilometra katrorë sipërfaqe.

Related Articles

Back to top button