Lideri i Lëvizjes Opozitare në Serbi, Dveri, Boshko Obradoviç viziton Preshevën, thotë se qeveria ka harruar jugun e Serbisë
Para vizitës së tij në Vranjë, si pjesë e Fushatës së Bojkotit, udhëheqësi i Dveri Bosko Obradovic qëndroi në Preshevë, me rastin e Mitrovdanit, ai u prit për festë në Kishën e Preshevës.
Ai u shpreh i kënaqëur dhe kishte nder të madh që qëndroi në Preshevë dhe u prit për festën e Mitrovdanit në këtë kishë.
“Pata rastin të takoj qytetarët e Preshevës dhe jam i kënaqur që edhe ata e kuptuan që ka politikanë që nuk e harrojnë jugun e Serbisë. Kjo pjesë e vendit është harruar nga shumë qeveri në tridhjetë vitet e fundit, përfshirë edhe nga kjo qeveri e përparuar. Konkretisht, qytetarët e Preshevës më thanë që nuk e mbajnë mend kur ndonjë politikan nga Beogradi, dikush nga aparati shtetëror, apo dikush nga Trupi Koordinues i Qeverisë serbe vizitoi Kishën dhe serbët.” tha Obradoviç gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve në kishën e Preshevës.