LajmeMagazina

Vranjë: Aksidentohen me makinë, e gjuan me pistoletë në zemër

Në fshatin Ranutovac, pjesë e Vranjës, pas një aksidenti automobilistik mes dy makinave, vritet shoferi nga afërsia.
Diçka e pazakontë ka ndodhur sot rreth orës 11:30 minuta në rrugën magjistrale Vranjë – Nish ku pas një aksidenti të lehtë mes dy makinave, njëri shofer ka vrarë tjetrin me pistoletë pas një zënke të shkurt. 
Viktima Ljubisha Nikoliq (53) me veturën e tij “Renault Klio”, me regjistrim të Franës, kishte goditur në pjesën e pasme automobilin “Jugo Florida” me targa të Vranjës, në të cilin ishte Srgjan Aleksiq (44) me bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.
Sipas njoftimit zyrtarë të policisë, Aleksiq nga Zhitoragja e Vlladiçki Hanit, pas një debati të shkurt dyshohet se ka gjuajtur për vdekje Nikolliqin nga fshati Oraovica afër Gërdelicës.
“Dyshohet se pas aksidentit dhe një zënke të shkurt S.A. me pistoletën e tij që e mbante me leje ka vrarë Lj.N.”, njofton  policia, transmeton Titulli.
Siç raportojnë mediat serbe të rajonit, aksidenti ishte me dëme simbolike rreth 1.000 dinarë, pasi që makina e të dyshuarit për vrasje, nga goditja vetëm se ishte gërvishtur në pjesën e pasme.
Mirëpo, kjo nuk ka ndalë Srgjan Aleksiqin që të gjuajë me pistoletë, që siç thuhet e ka qëlluar në zemër viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas kësaj vepre Aleksiq kishte hedhur pistoletën e kalibrit 7.62 e njohur në popull si “Te-te”, ndërsa në rrugë kishte pritur policinë e cila e shoqëroi për në stacionin policor./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button