I riu nga Bujanoci arrestohet në Kroaci me dyshimin se është i përfshirë në kontrabandimin ilegal të qenieve njerzore
Autoritetet kroate sot në orët e pasditës në vendkalimin kufitarë mes Sërbisë dhe Kroacisë në Batrovci kanë ndaluar të riun shqiptarë nga Bujanoci me inicialet A.R me dyshimin se është i përfshirë në kontrabandimin ilegal të qenieve njerzore, ka mësuar presheva.com nga personat të afërt me A.R.
Sipas të njejtit burim A.R i lindur në vitin 1989 është arrestuar me dyshimin se nga muaji mars e deri në fund të prillit ka qenë organizator i nje grupi kroatësh nga Karlovci dhe nga Zagrebi të cilët janë arrestuar kohë më parë, ka thënë burim i afërt me të arrestuarin.
Sipas vendimit të Prokurorisë të dyshuarit A.R iu është shqiptuar masa e ndalesës prej 48 orë, pas së cilës ai do të paraqitet në Gjykatën e Lart në Zagreb ku edhe do të vendoset për masat e mëtutjeshme apo edhe lirimin e tij.