LajmeMagazina

Arrestohet derisa kontrabandonte nëntë egjiptas të Kosovës

Me 29.9.2014, rreth orës 09:20, në vijën dalëse të pikëkalimit kufitar “Dheu i Bardhë”, që lidh Republikën e Kosovës me Serbinë, njësitet policore kufitare kanë realizuar një operacion taktik, me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal, operacion ky i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar (N. H. egjiptian, 1991) për ‘kontrabandim me migrant’ njoftoj policia e Kosovës.
Personi i dyshuar tanimë i arrestuar është ndalur në vijën dalëse duke drejtuar veturën e tij kombi “Mercedes” me targa KS -, në të cilën gjendeshin edhe nëntë (9) persona, te gjithë nga komuniteti egjiptian i Kosovës prej të cilëve katër (4) persona të rritur dhe pesë (5) fëmijë që dyshohet të jenë viktima të kontrabandimit.
Si vazhdimësi e punës policore lidhur me rastin janë intervistuar viktimat e moshës madhore, të cilët deklarojnë se qëllimi përfundimtar i udhëtimit të tyre ka qenë që të dalin në vendet e BE-së.
Sipas marrëveshjes me të dyshuarin, viktimat dyshohet se kanë paguar një shumë prej pesëqind (500) euro, për t’i dërguar deri në qytetin e Nishit të Serbisë dhe pastaj prej aty të vazhdojnë në drejtim të Hungarisë me organizim të vetin.
Viktimat pasi që janë intervistuar, të njëjtëve u është refuzuar dalja për arsye se nuk i plotësojnë kushtet për të udhëtuar në vende të BE-së ashtu siç kishin planifikuar.
Në konsultim me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda në Gjilan, personi i dyshimtë ndalohet për të vazhduar me procedurat tjera ligjore, ndërsa automjeti i tije i konfiskohet përkohësisht.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button