Në veturën me targa zviceriane në vendkalimin kufitarë në Preshevë kapen 1 kg kokainë

Zyrtarët doganorë në bashkëpunim me policinë sot në orët e hershme të mëngjesit në vendkalimin kufitarë në Preshevë kanë konfiskuar më shumë se një kilogram kokainë.

Vepra është zbuluar kur, me kërkesë të oficerëve të policisë, është skanuar automjeti i markës “Seat altea” me targa zvicerane.

Sipas njoftimit të administratës doganore, gjatë analizës së fotografisë është zbuluar parregullsi në zonën e bagazhit, pas sediljeve të pasme të makinës.

Pikërisht në atë vend ëhstë gjetur një pako me materiale pluhuri të bardhë, i mbështjellur me bluzë të zezë. Lënda narkotike, e cila gjatë analizës është konstatuar se i përket llojit të kokainës me peshë totale prej 1.057 gram, së bashku me automjetin, janë marë nga policia dhe prokuroria për procedurë të mëtutjeshme.

Check Also
Close
Back to top button