Lajme

Corrotica do të jenë në fokus të investimeve infrastrukturore gjatë vitit 2020

Po bëhet dislokimi i trafostacionit të rrymës elektrike në Bashkësinë Lokale Corrotic.

Lajmin e kanë konfirmuar për portalin preshevacom zëdhënësi i kabinetit të kryetarit të komunës. Sipas tyre në qendër të Bashkësisë Lokale Corroticë janë duke vijuar punët në dislokimin e trafostacionit të rrymës elektrike.

Dislokimi i trafostacionit bëhet me qëllim të krijimit të hapësirave publike, sigurisë qytetare dhe ngritjes së kapaciteve të furnizimit me energji elektrike.

Corrotica do të jenë në fokus të investimeve infrastrukturore gjatë vitit 2020 thonë zyrtarët e pushtetit lokal në Preshevë.

Related Articles

Back to top button