LajmeMagazina

Xhandarmëria rrah vëllanë e kryeministrit serb Vuçiq

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe e kanë rrahur Andrej Vuçiqin, vëllanë e kreyeministrit serb, merr vesh gazeta Blic e Beogradit.
Sipas burimeve të kësaj gazete, vëllai i Aleksandar Vuçiqit dhe tre persona që ishin me të, janë transportuar për në spital.

Thuhet se Andej Vuçiq bashkë me tre persona të sigurimit kalonin nëpër qendër të Beogradit. Pasi aty sot janë sistemuar forca të mëdha të policisë për të siguruar mbajtjen e paradës së homoseksualëve, policët kanë dashur ta legjitimojnë vëllanë e kryeministrit dhe sigurimin e tij, me ç’rast ka ndodhur edhe përleshja.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button