LajmeMagazina

​Skandaloze: Kosovarët rrahen mes vete në aeroplanin e linjës Zurich-Prishtinë

Një aeroplan që udhëtonte të shtunën e kaluar nga Prishtina në drejtim të Gjenevës, është vonuar për tri orë, për shkak se disa kosovarë janë rrahur mes vete.
Shkak i këtij incidenti, kanë qenë stërngarkesa e valixheve, shkruan gazeta zvicerane “Tribune de Geneve”.
Pasagjerët e kanë përshkruar rastin vetëm me një fjalë: “katastrofë”.
Aeroplani që do të duhej të nisej në orën 20:35 nga Prishtina, ka arritur diku kah mesnata në Lion. Raportohet se edhe destinacioni i fluturimit është ndërruar për shkak të incidentit që ka ndodhur.
Pasagjerët më pas janë bartur nga Lioni për në Gjenevë.

Ngjarja

Cecilia, një bashkëpunëtore e “EayJet” thotë se e ka kapur “kokën me duar”, kur ka parë se çka po ndodhë në aeroplan.

Ajo ka përshkruar se kur përfaqësuesit e kompanisë fluturuese kanë kërkuar nga pasagjerët që të respektojnë peshën që është e përcaktuar me rregulla për bartje në aeroplan, atëherë ka plasur sherri mes pasagjerëve kosovarë.
Pasagjerët që ishin bërë gati për nisje, janë detyruar të zbresin nga aeroplani, ka vazhduar rrëfimin ajo, duke shtuar se kjo ka ndodhur pasiqë është lajmëruar edhe Policia për këtë incident.
Kjo situatë ka bërë që të kontrollohen të gjitha gjërat që pasagjerët kishin me vete.
Ndryshe, pesha që është e lejuar të bartet me vete nga pasagjerët në aerolan është deri në 20 kg.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button