Lajme

Vihet gurthemeli i pllakës përkujtimore të Jonuz Musliut

Në dy vjetorin e vdekjes së atdhetarit Jonuz Musliut, sot në fshatin e tij të lindjes Konçul, u vendos gurthemi i memorialit në varreza e fshatit.

Në ketë eveniment morrën pjesë përfaqësues institucional e politik nga Lugina e Preshevës, veteranë të ish UÇPMB-së dhe shumë bashkëveprimtarë.

Kush ishte Jonuz Musliu
Jonuz Musliu ka lindur më 5 janar të vitit 1959 në fshatin Konçul, ka qenë i burgosur politik për çështje kombëtare, ushtarak në Ushtrin Çlirimtare të Kosovës, epror i TMK-së, udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga viti 2014 ishte kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar, si dhe Kryetar Kuvendi në Bujanoc për disa mandate, ndërsa për herë të fundit ishte zgjedhur në vitin 2016. JONUZ MUSLIU Ndërroi jetë më datë 18 janar 2018 nga një smundje të cilën e detyroj të shtrihet në spital në Turqi për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.
Jonuz Musliu pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre djemtë, Fatlumin, Shqiprimin dhe Sarandin.

Gjatë ditës së sotme me fillim prej orës 14:00 në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, u zhvillua edhe turneu i shahut “Jonuz Musliu”.
Në vazhdim i bashkangjesim disa foto dhe video të realizuara sot në Konçul dhe Bujanoc, në nderim të vepëres së Jonuz Musliut, me datën 20 Janar 2019 vazhdojn aktivitetet në nderim të Musliut.

Related Articles

Back to top button