LajmeMagazina

Rrëfimi i 16-vjeçarit nga Vitia, i cili u nis për në xhihad

Ishte muaji i shenjtë i Ramazanit, kur 16 vjeçari D. I., nga Vitia, emri i të cilit asht i njohur për redaksinë e TV Rrokum, kishte vendos të shkoj në Siri, që t’i bashkëngjitet grupit terrorist “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” (ISIL).
Gjashtëmbëdhjetëvjeçari kishte vendos ta lë shkollën e mesme, në të cilën po vijonte klasën e 10, për të marr rrugën e xhihadit.
Tv Rrokum ka siguruar rrëfimin rrëqethës të të miturit dhanë para hetuesve të Policisë së Kosovës.
Ai ishte kap nga policia në muajin gusht në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinës, derisa tentonte të shkonte në Stamboll e më pas, të përfundonte në Siri.
I riu nga Vitia kishte rënë në kontakt me disa persona parmes rrjetit social Facebook të cilët e kishin udhëzuar se si të shkojë deri në Siri.
Ditë e premte, ditë xhumaje, dhe dy muaj mbas fillimit të kontaktit me personat e dyshuar përmes Facebook-ut, 16 vjeçari kishte vendosur të shkoj në një nga agjencitë turistike në Viti, që të nxjerr biletën për Stamboll.
“Me këta persona kam filluar të komunikoj përafërsisht para dy muajve në Facebook. Kryesisht ka qenë interesimi im se si të shkoj në Siri”, ka deklaruar D.I.
Në deklaratën e tij dhanë në polici, i mituri ka thanë se kishte qenë vet deri sa e kishte nxjerr biletën.
Qëllimi i tij ishte që mbas arritjes në Stamboll, të kontaktojë dy personat (të dyshuar) me të cilët kishte dy muaj që bisedonte në Facebook, dhe ata pastaj t’i jepnin informacione e udhëzime se si të arrinte deri në Siri.
“Qëllimi i udhëtimit tim në Stamboll ka qenë në fillimisht të shkoj në Stamboll, e ma pas të shkoj në Siri, për të luftuar. Pra qëllimi im ka qenë të shkoj në Xhihad”, ishte shprehur i mituri.
Ai ka rrëfyer para hetuesve policor se para një viti kur ishte vetëm 15 vjeç kishte nis të praktikojë ritet fetare.
Po ashtu, ka treguar se jeton vetëm me gjyshen e tij dhe vajzën e kunatit të gjyshes, në kushte jo të mira ekonomike.
I mituri, deri sa po jepte deklaratë në polici kishte filluar të qaj, duke mos qenë në gjendje të vazhdoj deklaratën e tij ma tutje.
Ndërkohë, D.I. nuk asht rast i vetëm i kosovarëve që ka tentuar me t’ju bashkëngjitet apo edhe që iu kanë bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak.
Dhjetëra kosovarë jo vetëm që u janë bashkëagjitur grupeve të tilla terroriste, por me vete kanë marrë edhe familjet e tyre.
Deri tash në Kosovë, përfshi këtu edhe rastin e fundit të imamëve, nën dyshimin për përfshirje në vepra nxitëse dhe terroriste, janë arrestuar ma shumë se 60 persona, raporton Rrokum TV.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button