Lajme

Fshati Norçë pajiset me makinë për mirëmbajtjen e rrugëve

Nën përkujdesin e bashkatdhetarëve të fshatit Norçë, të cilët veprojnë në kuadër të Fondit për zhvillim të fshatit Norçë me seli në Zvicër, është blerë makina për mirëmbajtjen e pastërtisë së rrugëve.

Falë kontributit të bashkatdhetarëve, në fshatin Norçë kanë filluar të realizohen edhe disa projekte shtesë, të cilët ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Bashkësia Lokale Norçë falënderon bashkatdhetarët dhe Fondin për zhvillim të fshatit Norçë për donacionin e dhuruar, me shpresën që tani e tutje rrugët e fshatit Norçë do të jenë ndër më të pastërtat në komunën tonë.

Related Articles

Back to top button