Lajme

Komuna e Preshevës apelon qytetarët të përgatiten për një ndryshim të motit

Ndryshime të përnjëhershme të motit në vend

Sipas parashikimit të sinoptikëve, brenda 48 orëve të ardshme pritet të ketë ndryshim drastik të motit, duke filluar me shfaqjen e erërave të forta me shpejtësi deri më 17m/s, të cilat kryesisht do të vijnë nga veriu.

Poashtu do të ketë edhe rënie të temperaturave, por edhe mundësi e reshjes së borës 5 deri në 20cm, sidomos në viset malore.

Luten qytetarët e komunës sonë që t’i bëjnë përgatitjet e duhura dhe të bëjnë furnizimet e nevojshme, që këto dy ditë të tejkalohen me sa më pak vështirësi.

Related Articles

Back to top button