Lajme

Apel i ndërmarrjes publike “Rrugët e Sërbisë” për shoferët

NP “Rrugët e Serbisë” u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur ngaseni dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në rrugë, sepse sipas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Republikës, të martën, 04.02.2020 pritet të ketë një ndryshim të papritur të motit dhe një ftohje të përnjëhershme, të shoqëruar nga një erë e stuhishme nga ana veriperëndimore.

Gjatë natës ndërmjet të martës dhe të mërkurës, 04/05/022020, të mërkurën, 05.02.2020. në pjesët qendrore dhe jugore të Serbisë, pritet që të krijohen shtresa dëbore, kurse në male edhe reshje më të shumta të borës.

Ekipet e kujdestaruese janë në terren dhe janë të gatshëm të reagojnë sipas nevojës.

Nga e enjtja, 6 shkurt 2020, era e veri-perëndimit do të dobësohet.

Drejtuesve të mjeteve u këshillohet të përdorin gomat e dimrit, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe të përshtatin shpejtësinë e qarkullimit sipas kushteve dimërore në rrugë.

Related Articles

Back to top button