Mediat e Kosovës duhet të mbështes gjeneratën e re të politikanëve të tipit Kurti-Osmani dhe jo ti japin hapsir opozitës
Që Kosova të përmbushi dezinfektimin e saj përfundimtar nga virozi komunist i Shqipërisë dhe të marrë rrugën e zhvillimin e nisur me zgjedhjen e gjeneratës së re të politikanëve të ndershëm të tipit Kurti-Osmani, duhet që mediat e Kosovës të reduktojnë numrin e intervistave dhe të marrjës së opinionit të politikanëve të opozitës ashtu siç ndodh në Evropë!
Mediat e Kosovës duhet të respektojnë gjithashtu zgjedhjen e sovranit që ka përcaktuar që skena e tij politike ta mbizotërojë shumica e re parlamentare LDK-LVV e jo më ata që i ka sanksionuar! Nuk duhet që t’u lihet mundësia partive opozitare për protagonizëm dhe veprime ekstreme në dëm të shtetndërtimit!
Sot, Kosova ka nevojë që qeveria e re e saj të mund të punojë pa patur nevojë që të kalojë tërë kohën e saj për t’iu përgjigjur aksioneve të ndryshëm të opozitës!
Roli i opozitës të reduktohet në kontrollimin e qeverisë në parlament përmes interpelancave konstruktive dhe profesionale nëse është e mundur që ta arrijë një nivel të tillë.
Studiotë e mbushura me opozitarë dhe pseudo-analistë që i kërkojnë llogari qeverisë në bazë të programeve të opozitës duhet që të ndalohen!
Sot që kemi përfundimisht një qeveri të ndërgjegjshme, dëshirojmë të shohim media profesioniste që shoqërojnë tranzicionin politik dhe e ndihmojnë atë!
Amet Gjanaj – kryetar i Shoqatës “Vatra” në Belgjikë