Lajme

Shqiprim Arifi shkon në Washington, e pret miku i shqiptarëve Eliot Angel

Kryetari i Komunes se Presheves Shqiprim Arifi, konfirmoi takimin me kongresmenin dhe mikun e shqiptareve Eliot Engel, javën e ardhshme në Washington. Eliot Engel e pret arifin per te biseduar per te drejtat e Shqiptareve te Lugines se Presheves ne bisedimet mes Beogradit dhe Prishtines, transmeton Presheva.AL
Arifi shkroi ne facebook dhe konfirmoi se do të vizitojë SHBA’në.

Postimi i plote:
“Me ftesë të kongresmenit, mikut të Shqiptarëve z.Eliot Engel, njëherit edhe kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, do ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC për t`ë njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe potencuar qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të kësaj ane për drejtat individuale dhe kolektive. Z. Engel do t`ja dërgoj falënderimet e gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mbështjetjen e kahmotshme të shtetit amerikan si dhe stabilitetin afatgjatë në vendin tonë.

Gjithashtu kenaqësi e veçant t`i takoj bashkatdhetarët tanë që jetojn dhe veprojn në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (New York, Philadelphia dhe Washington), për t`i falenderuar personalisht për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në gjitha proceset të cilën ka kaluar Lugina e Preshevës.”

Related Articles

Back to top button