Lajme

Kosova mbyll kufijtë tokësorë për shkak të koronavirusit

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë.

Ky vendim nuk vlen edhe për qytetarët kosovarë.

#QKMK ju informon se me datën ,14.03.2020, ora 06:00, Qeveria e Republikës së Kosovës për arsye të pandemisë #COVID-19 ka marr vendim:

– Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në #Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët #kosovarë, të gjithë shtetasit e #Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë.

– Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova.

Me respekt,
#QKMK

Related Articles

Back to top button