LajmeMagazina

PVD nuk merr pjesë në zgjedhjet për Këshill Nacional?

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka deklaruar se kjo parti ende nuk ka marrë vendim për pjesmarrje apo jo në zgjedhjet për Këshill Nacional të Shqiptarëve.
Zgjedhjet do të mbahen me 26 tetor, ndërsa PVD është partia e cila ka marrë pjesë në zgjedhjet e katër viteve më parë për KNSH.
Halimi ka deklaruar se PVD vendimin e saj përfundimtar se a do të marrë pjesë në zgjedhjet e KNSH do ta marrë pas bisedës me ministrin për vetqeverisje lokale me kërkesë të tyre për të rritur numrin e antarëve të Këshillit Nacional, në bazë të numrit të popullsisë së regjistër e jo në bazë të regjistrimit të vitit 2011, të cilën shqiptarët e kanë bojkotuar.
“Numri i antarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve tani është 29 dhe është zvogluar në 15, në bazë të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë të vitit 2011 që e kanë bojkotuar shqiptarët, ku në Preshevë janë regjistruar 416 dhe Bujanoc 244 dhe në të gjithë Serbinë ka gjithsejt 5809 shqiptarë” ka thënë Halimi.
Ai ka thënë se kërkesa e PVD-së është që numri i këshilltarëve në KNSH të përcaktohet në bazë të listave të veçante zgjedhore për zgjedhjet e KNSH, ku janë regjistruar diçka më pak se 27.000 persona.
“Qëndrimi i jonë se a do të marrë pjesë PVD në zgjedhjet e KNSH-së do të mvaret nga rjedha e bisedimeve për rritjen e numrit të Këshilltarëve. Kështu zgjedhjet do të mbahen në kushte diskriminuese që vazhdojnë me zvolgim për 30% të financimit të KNSH-së, në bazë të të dhënave nga regjistrimi, po edhe me problemet që janë me rrjetin e gjyqeve, që gjithashtu është formuar në bazë të rezultateve të zgjedhjeve” ka thënë Halimi.
Sipas ligjit që ka të bëj me numrin e banorëve, pakicat nacionale në Serbi që kanë deri 10.000 banorë kanë të drejtë për 15 antarë të Këshillit Nacional, ndërsa numri më i madh 35 mund të kenë pakicat që kanë me mbi 100.000 banorë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button