Lajme

Komuna e Bujanocit e papërgjegjshme ndaj gjendjes së jashtëzakonshme

Duke mos e konsideruar nivelin e rrezikshmërisë që mund të sjellë pandemia e shkaktuar nga virusi Corona, komuna e Bujanocit me kryetar Shaip Kamberi, në kuadër të masave për mbrojtjen e qytetarëve, nuk i ka ndaluar punën e kafeterive.

Aktualisht, kafeteritë kanë mbetur vendet me rrezikshmëri më të lartë në përhapjen e infeksionit.

Në anën tjetër, duke marrë parasysh rrezikun e kësaj sëmundjeje infektive, Bashkësia Islame ka marrë vendim që as namazet ditore dhe as namazi i Xhumasë të mos falet me xhamatë dhe si masë preventive, ka pezulluar faljet e namazeve në xhami.

Ajo që është shqetësuese për mbarë Luginë e Preshevës, është fakti se shumë persona nga komuna e Preshevës sot kanë postuar foto në rrjetet sociale, duke “shijuar” shijen e kafesë dhe tangarllikut të përditshëm nëpër kafeterit e Bujanocit, përball zyrës së Shaip Kamberit.

Përderisa të gjitha masat e marra nga autoritetet lokale në Preshevë, kanë karakter parandalues të përhapjes së Corona virusit, personat nga komuna e Preshevës të cilët po i frekuentojnë kafeteritë e Bujanocit, mund të bëhen bartës së virusit dhe sëmundjen ta sjellin në Preshevë.

Luten qytetarët e komunës së Preshevës që të mos frekuentojnë kafeteritë e Bujanocit, por gjithashtu apelojmë në autoritetet e komunës së Bujanocit që urgjentisht të ndalojnë punën e kafeterive, pasi rrezikimi i popullatës në këtë kohë krize, është problem serioz dhe kërkon qasje serioze.

APEL SERIOZ:
Jeta e qytetarëve është më e vlefshme se një kafe me cigare në kafiqat e Bujanocit, andaj Shaip mbylli kafiqat, mos luaj me jetë njerëzish.

#panikJO
#papërgjegjësiJO

Related Articles

Back to top button