Lajme

Janë konfirmuar 34 raste të reja – 222 gjithsej të infektuar në Sërbi

Sipas të dhënave të orës 18:00, në Sërbi me virusin COVID-19 janë infektuar 222 persona.

Gruaja e moshës, 92 vjeç, e cila ishte shtrirë në spitalin e sëmundjeve Infektive në Beograd, ka ndërruar jetë sot, konfirmoi këtë pasdite Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar.

Nga raporti i fundit deri në ora 18, janë testuar mostrat e 61 personave, 34 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 27 negativë në virusin e ri COVID-19.

Nga 34 rastet e konfirmuara që nga raporti i fundit, 21 janë shtruar në spital, por pa komplikime, në gjendje të përgjithshme të qëndrueshme, ndërsa 13 kanë një pasqyrë klinike më të lehtë dhe janë në kushte shtëpiake.

Related Articles

Back to top button