Lajme
Arrestohen Preshevarët, nuk rrespektuan masën e vetizolimit
Pjestarë të ministrisë së punëve të brendshme në Preshevë kanë arrestuar D.N. (1967) dhe N.N. (1991) nga rrethina e Preshevës pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “mosrrespektim i rregullave gjatë kohës së epidemisë”.
Gjatë kontrollit, policia nuk i ka gjetur në adresën e shtëpisë, me çka kanë shkelur masën e vetizolimit.
Të akuzuarit, bashk me kallëzimin penal janë sjellur në prokurorin themelore në Vranjë. Gjykatësi me procedurë paraprake të gjykatës themelore në Bujanoc ja ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.