LajmeMagazina

Ndalohet djegja dhe hudhja në tokë aty ku është i shkruar emri i Zotit

Pas dukurisë së ujit me akull, nëpër botë po shfaqet një dukuri  tjetër e cila kësaj here ka të bëjë jo me bamirësi siç ishte ajo e ujit me akull, por me çështje që ka të bëjë me dogmatikën fetare, ku nëse dikush e bënë atë me urrejtje dhe bindje të së keqes, mund të dëmtohet seriozisht në besimin  dhe bindjen e tij.
Etikë dhe kulturë është që kur të bësh ndonjë veprim, ta e bësh me efekt dhe largëpamësi, sikur barnat që i përdorim drejtë duke mos lënë efekte anësore që mund të na rrezikojnë shëndetin.
Rreth 99% e vetë botës islame nuk e përkrahin dhe e kundërshtojnë ISIS-in, e në veçanti veprimet që publikohen duke prerë koka me duar lidhur, e veprime të tjera që Pejgamberi Muhamedi a.s. para çdo beteje ka urdhëruar që të mos vriten pleqtë, gratë, fëmijët, njerëzit e fesë, njerëzit e paarmatosur, njerëzit e dorëzuar, të mos dëmtohen pronat etj etj. Të gjithë pra janë kundër këtyre veprimeve që bëhen nga këta njerëz,,,, 
Të kundërshtohen këto veprime është krejt normale e natyrshme dhe e kërkuar,, të solidarizohemi me viktimat e pafajshme që bien çdo ditë gjithashtu është veprim human dhe ka mbështetje fetare,,,
Por mënyra se si është paraqitur duke djegur flamurin ku ka të shkrual emri i Zotit dhe profetit  Muhamed, e pastaj të hudhet në tokë, e bile edhe të shkilet,,
ky veprim është rrepësisht i ndaluar dhe mund të nxjerr prej fesë islame,, sepse aty me mllef dhe urrejtje bëhet djegja dhe hudhja e tij në tokë.
Nëse vendet jo islame e kanë shpikur këtë dukuri, është obligim i qendrave islamike dhe shteteve islame që t’ia bëjnë me dije se me këtë sulmohet feja islame dhe ngacmohen ndjenjat e muslimanëve.
Ka me qindra metoda që mund të zgjedhin për kundërshtumin e ISIS-it, të cilat nuk e përbuzin emrin e Zotit i cili nuk është Zot i vetëm muslimanëve, por Zot edhe i krishterëve edhe i hebrenjëve , por edhe i mbarë njerëzimit, dhe këtu duhet të kenë të gjithë rrespekt për emrin e Zotit.
Në vend të kësaj le të fillon një fushatë për të mbledhur nga 1 euro ose dollar për person, dhe të krijohet një fond, ndihma për refugjatët dhe viktimat e pafajshme në Siri dhe Irak.
Gjithashtu të bëjmë lutje te Zoti që sa më pak të ketë viktima dhe sa më shpejtë të përfundon ky konflikt.
Pra, Mos e djegni dhe mos e hudhni në tokë atë ku në të është shkruar Lailahe il-lallah Muhamedun resulullah.
Shkruan: Mr Ragmi Destani

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button