Jeta në Serbi drejt normalizimit, Covid mundë të kthehet në vjeshtë
Masat e reja do të zgjasin një orë më shumë lirinë e lëvizjes, por kanë ritkhyer në punë shumë prej atyre që për gati dy muaj kanë qenë të mbyllur.
Serbia ka shënuar edhe pesë vdekje dhe 260 raste më covid-19 edhe pse janë 6890 raste dhe 130 vdekje gjithsej, lehtësimi i masave për ata që mund të rifillojnë punën paraqet mundësi për pak ndryshim dhe shpresë për fundin e kësaj gjendjeje.
“Shpresojmë se do të normalizohet gjendja dhe do ketë punë si më parë. Njerëzit na marrin në telefon tani. I vetmi problem për ne kanë qenë vjedhjet”, tha Bjellobrka, Gomisteri.
Serbia, ndonëse me numër të lartë, konsideron se pandemia është duke shkuar drejt fundit. Por, përgatitjet nuk do të mungojnë.
Një mbështetje ekonomisë ia ka dhënë presidenti duke vizituar punimet në tunelin e linjës së shpejt të trenit për Budapest.
“Do të prodhojmë gjithcka këtu që të jemi të përgatitur për Covid në vjesht apo cfarëdo lloj virusi. Kemi arritur të bëjmë një fabrikë për pak kohë që në ditë tani prodhon 96 mijë maska”, tha Vuçiq.
Ditët e ardhshme pritet të merret vendim nëse do të ketë më fundjava të izoluara. Por, që tani në rrugë mund të dalin qytetarët mbi 65 vjec. Në maj mendohet se punën do ta fillojnë shumë veprimtari të tjera.