Lajme

Vuçiç: Nga dita e Martë zvoglohet ora policore

“Nuk mund të them se a është virusi më i dobët, por rezultatet e fundit janë si pasoj e diciplinës së madhe dhe do të shkohet në masa të lehtësuara” ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Është e rëndësishme të i ndëgjojm peofesionistët dhe mjekët, dhe nga rezultatet e sotit problem i vetëm është rrethina e Nishit. Gjithkund ku kemi pranuar kthym të madhë nga shtetet tjera është bërë problem” ka thënë Vuçiq.

Në pyetjen se a ka hapsirë për rehati, Vuçiq është përgjigjur se çdo tolerim mund të na kushtoj shtrenjtë.

“Ajo që për neve është e rëndësishme, për çka kemi folur edhe me mjekët, është zbutja e masave. Masa e parë do të jetë zvogëlimi i orës policore, në vend nga 17, ora policore do të filloj nga ora 18:00. Sa i përket penzionistëve ata do ta kenë gjysëm ore të lirë për lëvizje gjatë periudhës 18:00 – 01:00, ndërsa vet do ta përcaktojn kur dalin”.

Vuçiq ka shtuar se këto nuk do të jenë masat e vetme që do të zbuten.

“Do të fillojm të punojm me kapcitete të plota. I ftoj qytetarët që të nisin punën me kapacitete të plota që nga e marta, pa marrë parasysh punës në hapsira të hapura apo të mbyllura, normalisht në përputhje me masat e distancimit. Nga e martja hapen të gjitha punëtoritë e zanatlinjëve. Të gjitha punëtorit tjera janë paraparë që të hapen më 27 prill, normalisht nëse diçka nuk ndryshon me coronavirusin, nëse kemi ndryshime atërherë do ti tërhequm masat zbutëse” ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se sallonet e frizerëve, sallonet e bukurisë dhe fitneset do të fillonn të punojn pas 27 prillit, por me mbrojtëse speciale.

“Restoranet dhe kafiteritë janë planifikuar që të hapen gjatë periudhës 3-10 Maj, po me rregullimin e distancës. Gjatë periudhës 4-11 Maj është planifikur hapja e hoteleve, banjabe, qendrave tregtare, komunikacioni ndër qytete” ka thënë Vuçiq.

Related Articles

Back to top button