Lajme

Një fëmijë 7 vjeçar i infektuar me Covid-19

Një pacient i lindur në vitin 2013 u transferua me urgjencë nga Vranja në Qendrën Klinike të Nishit, të shtunën, dhe sapo kemi marrë konfirmimin se rezultati i mostrës së tij në covid-19 është pozitiv – thotë Dr.Lela Jovanoviq, drejtore e Qendrës Shëndetësore, raporton portali, Bujanovaçke.

E pyetur për gjendjen e tij, doktor Jovanoviq tha se pacienti ishte “trajtuar në mënyrë të duhur”.

Ajo vuri në dukje se të gjitha masat ishin marrë menjëherë në përputhje me procedurat.

Ky është rasti i gjashtë i konfirmuar me vrusin korona në komunën e Bujanocit dhe fëmija i parë i sëmurë. Dy persona vdiqën nga ky virus.

Në Serbi, rreth 30 fëmijë u infektuan me koronë, sipas imunologut Srdja Jankoviq, në një konferencë për shtyp të Shtabit të Krizave, dhe të gjithë kanë një tablo të butë klinike.

Dr Jovanoviq përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e virusit, veçanërisht duke theksuar se është e detyrueshme të vendosni maska ​​mbrojtëse kur të vini në Qendrën Shëndetësore për ekzaminim.

Related Articles

Back to top button