Gold AG përfundon në polici pas publikimit të këngës “Shkronjat e arta”
Pas lansimit të projektit të fundit, reperi Gold AG është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti.
‘Sot në koordinim me Prokurorinë themelore në Prishtinë, është iniciuar rast Nxitja e përqarjes dhe mosdurimit. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar, rasti shkon ne procedurë të rregullt’, tha Flora Ahmeti.
Ndryshe, reperi Gold AG në këtë projekt muzikor kishte përmendur edhe ish këshilltarin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashin për deklaratat e tij lidhur me UÇK-në.
Kujtojmë se Arian Agushi, i njohur në estradë si Gold AG është intervistuar edhe më parë nga Policia e Kosovës si shkak i këtyre projekteve të cilat i lanson që prek temat të thella në shoqërinë tonë.
‘Shqiptar’, ka qenë kënga e tij më të cilën ai është thirrur në Polici vite më parë.