Vuçiq për 1 maj jep lajme të mira “Rezultatet e sotme do të jenë më të mira deri më tani, përmirësohet situata në gjithë qytetet”
Rezultatet e testimit të sotëm do të jenë më të mirët deri më tani, rreth 3 përqind, tha Presidenti Vucic, duke shtuar se situata në të gjitha qytetet është duke u përmirësuar, që është rezultat i të gjitha masave që kemi pasur.
Ai në konferencën e sotme tha se problemi i vetëm është qendra e gerontologjisë në Nish, dhe se të moshuarit ende vdesin dhe shtoi se për ne kjo është dhimbja e vetme qe kemi.
Është shumë e rëndësishme kjo ditë në karantinë, unë shoh mjekët kinezë që tundin kokën – tha Vucic pas takimit me ambasadorin kinez.
Nishi gjithashtu po qetësohet, Beogradi gjithashtu është më mirë sesa ishte dje, në Novi Sad ka numër të mirë për ditë, thotë Presidenti i Serbisë.
Presidenti gjithashtu iu drejtua ekonomisë dhe u dërgoi një mesazh qytetarëve:
“Jam plotësisht i sigurt se ne do të jemi vendi i parë që do të rritet në Evropë këtë vit. Ne kemi kaluar këtë situatë në këmbët tona, “tha ai.