Lajme

Sot shteti paguan 32 miliardë dinarë: Më shumë se një milion puntorë marrin ndihmën

Beograd – Administrata e Thesarit filloi sot pagimin e pagave minimale për punonjësit në kompani private që kanë aplikuar për ndihmë, thotë Ministri i Financave Sinisha Mali.

Ai tha se minimalen që është pak më shumë se 30,000 dinarë, do ta marrin 1.051,000 të punësuar, dhe për këtë qëllim shteti sot do të paguajë 32 miliardë dinarë në llogaritë e 232,000 ndërmarrjeve që kanë aplikuar për ndihmë.

Ndihma do të shkojë në tre këste, domethënë, në një muaj, punonjësit do të marrin një ndihmë tjetër, dhe pastaj një tjetër.

“Më shumë se një milion punonjës do të marrin 750€ ndihmë shtetërore. Kjo ndihmë është pjesë e masave ekonomik dhe shteti ka ndarë 5.1 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë, atyre sipërmarrësve që kanë nevojë si mikro, ndërmarrje të vogla, të mesme”, tha ministri Mali.

Ndihmë do të marrin edhe artistët e pavarur ashtu është arritur në seancën e fundit të Qeverisë së Serbisë.

GENERATE QR CODES FOR FREE

Related Articles

Back to top button