Lajme
Kosova për hapjen e kufijve dhe çerdheve vendose në javën e parë të qershorit
Kosova për hapjen e kufijve dhe çerdheve vendose në javën e parë të qershorit.
Në fazën e tretë të lehtësimit të masave ndaj koronavirusit, që do të nisë nga e hëna, ishte paraparë edhe hapja e kufijve tokësorë atyre ajrorë si dhe hapja e çerdheve.
Megjithëkëtë, Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Arsimit ende nuk e dinë se si do të veprojnë në lidhje me këtë. Nga këto dy dikastere thonë se krejt varet nga situata epidemiologjike në vend dhe se për këtë janë duke pritur rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.