Ndihma prej 100 eurove shton rradhët para bankës në Preshevë
Gjate muajve te fundit bankat kane qene më të frekuentuara nga qytetarët gjatë pandemisë.
Qytetaret e komunes se Presheves per pagat mujore dhe sherbimet tjera kane vetem nje adrese e cila eshte banka komerciale.
Banka komerciale e cila eshte ne dispozicion per 30 mije banore nga Presheva gjatë kësaj jave ka pasur një numër të madh klientësh që kanë pritur në radhë. Ata qëndrojnë jashtë bankës dhe futen brenda saj me organizim nga një punonjës i sigurisë, me qëllim që brenda bankës të mos ketë grumbullim. Megjithatë, jashtë saj dhjetra qytetarë presin të mbarojnë punë, ndërsa tregojnë se presin në radhë me orë të tëra.
Tollovia e madhe po shkaktohet nga ndihma prej 100 eurove qe shteti ka filluar ti jap cdo qytetari, tashme disa dite me rradhe shihen qytetare te grumbulluar para bankes.