Lajme

Qeveria e re e Kosovës bëhet me një ministër nga Presheva

Ministër i Drejtësisë në Kosovë do te jete Selim Selimi i cili jeton dhe vepron gjatë në Kosovë, por ai është nga Presheva. Nga sot ai është emëruar Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e drejtuar nga Avduallah Hoti.

Selimi shkollën fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Preshevë, ndërkaq studimet në Fakulitetin Juridik, në nivelin bachelor i ka përfunduar në Prishtinë.

Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Selimi ka studiuar ne SHBA, në Universitetin “Duke” në North Carolina të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Selim Selimi, në qeverinë Haradinaj ka pasur pozitën e shefit të stafit Haradinajt. Ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Ai pason Albulena Haxhiu në këtë pozitë, që qëndroi vetëm mbi 100 ditë. Para saj ministër ishte, Abelard Tahiri nga PDK-ja.

Sistemi i drejtësisë konsiderohet nga më të kritikuarit në vend dhe reforma të mëdha po kërkohen nga qytetarët por edhe faktori ndërkombëtar.

Related Articles

Back to top button