Lajme

Argjend Bajrami kandidati për deputet sqaron opinionin

Sqarim

Për hirë të pergjegjesis si qyetatar i këtij vendi, si drejtor i kompanise Tobler dhe si kandidat për deputet popullor në listen e përbashkët shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e bashkuar”, ndjej përgjegjësi morale edhe kombëtare t` ju sqaroj lidhur me ngarjen e ditëve të fundit me rastin e marrjes në pyetje nga autoritetet serbe për një projekt të vogël i iniciuar vitin e kaluar.

Me vëmendje kam përcjellur reagimet e partive opozitare dhe te portaleve shpifëse/dashakeqese të vendit tonë të cilët pa fije turpi kanë trilluar një konspiracion kinse për arrestime dhe keqpërdorim të parave publike. Së pari ashtu siç dihet botërisht konspiracioni ka filluar nga oponent të caktuar opozitar lokal të cilët në bashkëpunim me disa uzurpator dhe tiran të krimit kanë filluar komplot politik ndaj meje dhe asaj që përfaqësoj unë duke iniciuar procese shantazhuese me letra anonime duke përdorur gjithë aparatin shtetëror të Serbisë për të fituar ndonjë votë nga linçimi publik e politik. Unë përfaqësoj një subjekt afarist me standarde europiane me një numër të madh të punonjësve në Komunën e Preshevës ndërkaq kompania jonë është njëra nga shtyllat kryesore ekonomike dhe sociale në vend. Andaj sipas planit “armiku i armikut tim është miku im” oponent politik me histori kriminale dhe korruptive me mashën shtetërore serbe kanë orkestruar dhe synuar një goditje të listës së përbashkët, subjetit që përfaqësoj si dhe kompanisë e cila ka të punësuar shumë qyetarë. Në fakt komploti është folur disa herë publikisht nga personat në fjalë disa javë e muaj më parë ende pa u aktivizuar aparatura shtetërore serbe.

Unë jam i pafajshëm, unë nuk kam vjedhur si ata të cilët më kanë akuzuar me letra anonime, prandaj pas marrjes në pyetje jam kthyer në shtëpinë time. Pra, jam i gatshëm ti dal ballë çdo gjykate vendore dhe ndërkombëtare për gjithë angazhimin tim gjatë gjithë jetës, meqë e di unë dhe e dinë të gjithë që më njohin se nuk jam pjesëtarë i organizatave kriminale ekonomike/politike ashtu siç janë akuzuesit me letra anonime në rastin në fjalë.

Spektakli i shpifjeve arriti edhe ne mediumet kosovare të cilat pa asnjë fakt dhe pa asnjë konfirmin/mendim në rastin tim kanë përhapur panikë dhe kanë tmerruar qyetarët dhe familjen time. Portalet të porositura shpifëse lokale të cilat ju kanë referuar portalet dhe mediat në Kosovë, në gjueti për vëmendje me “like” kanë linçuar dhe shpërndarë gënjeshtra të kulluara lidhur me ngjarjen, ndërkaq në asnjë rast nuk kanë më kanë kontaktuar për të qartësuar rastin e vërtetë të mbuluar dhe dokumentuar me fakte. Së paku t`i kishit përfillur të drejtat bazike të një qytetari shqiptar i cili është marrur në pyetje nga autoritetet “e drejtësisë” serbe. Prandaj, “arena” mediale është ajo që është, në detyrë të dezinformimit dhe sa më larg fakteve dhe burimeve të para.

Qytetarë të nderuar, faqebardhësinë time personale e kam treguar në të kaluaren edhe në ditët më të vështira të kombit tim, ndërsa tash në rastin e cekur akuzat e pabaza ndaj meje janë hedhur posht edhe nga instancat më të larta të këtij shteti ku jetojm.
Qytetar te nderuar, të korruptuarit, kërcenuesit, linçuesit dhe aleatët e tyre kurr nuk do të munden të fitojn para drejtësisë, as me metodat e tyre të paskrupullta të cilat vazhdimisht sjellin përçarje të rënda në shoqërinë tonë.
Me rrespekt

#Ndryshimivazhdon#

GENERATE QR CODES FOR FREE

Related Articles

Back to top button