Lajme

Kosova nga nesër hap kufijt me vendet e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Hoti ka shkruar në Facebook se nga e hëna do të lejohet lëvizja e lirë për Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit.

“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratojë “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19””, ka shkruar Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se do të rekrutohen 20 specialistë shëndetësorë të cilët do të mbikëqyrin zbatimin e masave që do të dalin nga ky manual.

Në mbledhjene sotme të Qeverisë është shfuqizuar vendimi i cili obligonte qytetarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe kanë kryer testin për COVID-19 jo më të vjetër se 4 ditë nuk ju nënshtrohen procedurave të vetizolimit.

Po ashtu u shfuqizua edhe vendimi për vetizolim për personat që nuk e kanë kryer testin.

Më datën 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do të reflektohen masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Mbetet në fuqi pika e vendimit sipas të cilës është përcaktuar që të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (Qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID19.

Deri më 12 qershor 2020, Ministria e Shëndetësisë miraton Manualin për Mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19, ku specifikohen të gjitha detajet për mënyrën e organizimit të punës në të gjitha bizneset private, ndërmarrjet publike, në institucionet publike dhe çdo veprimtari tjetër.

Related Articles

Back to top button