“Rasti i fundit me korona virus në Serbi do të jetë deri më 10 korrik”
Rasti i fundit i infektuar me korona virus në Serbi duhet të regjistrohet më 9 ose 10 korrik, kështu deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, transmeton Presheva.AL
Ai theksoi se kjo varet nga qytetarët dhe sa i rrespektojnë ata rregullat që rekomandohen nga ministria.
I pyetur se a do të ndikojë numri i të infektuarve në ditët e fundit në parashikimin e Fakultetit të mjekësisë se rasti i fundit me korona virus do të jetë mes datës 20 deri 25 qershor, tha se ka pasur paraqitje të rasteve të reja dhe tani parashikimi është i qartë se pritet që 9 ose 10 korrik të shënohet rasti i fundit.
Kjo varet nga ne. Llogaritja që bëjmë bazohemi në mënyrën se si sillemi dhe çfarë rezultate kemi. Nëse nuk i përmbahemi rekomandimeve atëher infektimi do të zgjatet” u tha Lonçar gazetarëve pas takimit me drejtorët e spitaleve Covid.
Deri më tani me virusin covid 19 janë infektuar 11.823 njerëz në Serbi ndërsa 245 pacientë kanë ndërruar jetë.
Serbia ka arritur ti testoj 272.502 persona.