Shtëpia e kulturës thirrje artistëve Preshevar, u ofron zyre në objektin e sai
Shtëpia e Kulturës ” Abdulla Krashnica ” , në Preshevë , bën thirrje të gjithë artistëve të artit figurativ : Piktorët , Skulptorët , Dizajn Grafit ..etj që të mblidhen dhe të takohemi për të diskutuar dhënien e një hapësire ose zyre ne Shtëpinë e Kulturës.
I qëndrojmë parimit që ky Institucion është dhe do të jetë Shtëpia e Artistëve në qytetin tonë, andaj shpresoj që kjo hapësirë do t’ju shërbejë për të vazhduar punimet e juaja duke shërbyer si një Atele dhe duke krijuar një raport reciprok të bashkëpunimit në zhvillimin e krijimtarisë artistike .
Pas dhënies së zyrës Sh.K.A Presheva nga Shtëpia e Kulturës, ku ata tashmë mbajnë prova duke zhvilluar repertorin artistik të tyre, kemi thënë që edhe një hapësirë (atelie) do t’a sigurojmë edhe për Artistat të kësaj sfere.