Lajme
Ivica Daçiç: Serbia, e gatshme për dialogun me Kosovën. Ende herët për kompromis
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Ai tha se pas zgjedhjeve në Serbi, më 21 qershor, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të bisedojë me zyrtarët evropianë për këtë çështje.
“Meqenëse Qeveria e re (e Kosovës) i shfuqizoi të ashtuquajturat masa reciprociteti, e para kësaj është shfuqizuar edhe taksa, kushtet për vazhdimin e dialogut janë përmbushur”, u tha Daçiç gazetarëve në Romë.
Serbia e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës dhe të masave të reciprocitetit. Kujtojmë se taksa u hoq nga qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti.