Lajme

Zijush Ahmeti: Zgjidhja me e qëndrueshme, bashkimi i Luginës me Kosovën! (video)

Në një intervistë për emisionin “Ballkan” në Abc News, zyrtari Ligjor në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaç, Zijush Ahmeti është shprehur se bashkimi i Luginës është zgjidhje e qëndrueshme.

Gjithashtu ai ka theksuar se shqiptarët janë në pritje dhe do të jenë kontribues rreth procesit të dialogut dhe rikthimit të Luginës në kuadër të Kosovës.

“Për mendimin e shumicës së shqiptarëve të Luginës, bashkimi do të ishte zgjidhja e qëndrueshme, zgjidhja afatgjatë, zgjidhja e natyrshme dhe zgjidhja më e pranueshme. Sigurisht, shqiptarët janë në pritje dhe do të jenë kontribues rreth procesit të dialogut dhe rikthimit të Luginës në kuadër të Kosovë,” ka thënë Ahmeti.

Related Articles

Back to top button