Lajme

Bashkësia Islame jep lajmin e keq: Kosovarët sivjet nuk mund të shkojnë në Haxh

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rrezikut që ky virus bartë në vete, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka marr vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK-u ka bërë me dije se autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite.

“Duke nisur nga ky njoftim, Bashkësia Islame e Kosovës, me keqardhje njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button