Lajme

Brenda 24 orëve në Serbi nga Korona 4 persona vdiqën dhe 272 janë infektuar

Situata deri në ora 15:00 pasdite për 1 korrik 2020.

Gjithsej 14.836 raste të konfirmuara me COVID 19 janë regjistruar në Republikën e Serbisë deri në orën 15 pasdite, më 1 korrik 2020. Që nga raporti i fundit, janë testuar mostrat e 8.626 personave, nga të cilët 272 janë pozitivë rezultat i cili është publikuar në faqen e zyrtare Covid19.rs

Deri në ora 15 pasdite, në Republikën e Serbisë u testuan gjithsej 409.866.

Aktualisht janë 73 pacientë në respirator, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,783.

Në 24 orët e fundit, 4 persona vdiqën nga koronavirusi dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 281.

Related Articles

Back to top button