Lajme

Edhe 299 raste të reja, ditë e zezë në Serbi, korona u merr jetën 13 personave

Aktualisht 110 pacientë gjinden në respirator.

Gjithsej 16,719 raste të konfirmuara me COVID 19 janë regjistruar në Republikën e Serbisë deri në orën 15:00, më 7 korrik 2020. Që nga raporti i fundit, janë testuar 8.228 persona, nga të cilët 299 janë pozitivë, njoftim i publikuar në faqen e internetit të Covid19.rs.

Deri në ora 15:00 pasdite, në Republikën e Serbisë u testuan gjithsej 455.604.

Aktualisht ka 110 pacientë në respirator, ndërsa numri i rasteve aktive me koronë është 2,942.

Në 24 orët e fundit, 13 persona vdiqën nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë në Serbi është 330.

Related Articles

Back to top button