Lajme

Prej nesër kërkohet testi PCR për të hyrë në Maqedoni

Qeveria sonte në seancë ka miratuar plotësimin e Vendimit për masa të parandalimit dhe përhapjes së koronavirusit KOVID-19 me të cilën shtetasit e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dje BeH, gjatë hyrjes në pikat kufitare në territorin e vendit tonë,prej nesër do të kërkohet që domosdoshmërish të dorëzojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ të testit RT PCR SARS-CoV-2, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e shtetit. Njëherësh do të duhet të plotësojnë deklaratë me të dhëna personale për vendin e qëndrimit dhe periudhës kohore të qëndrimit, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar.

Vendimi i Qeverisë pason pas propozimit të miratuar sot nga Komisioni për shëndetësi pas rishikimit të gjendjes aktuale epidemiologjike në këto katër vende dhe konform infomacioneve të mara nga autoritetet shëndetësore në ato vende.

“Ky vendim dhe rekomandim i ynë është për shkak të të dhënave që kemi mbledhur ditët e kaluara, të cilat na kanë treguar pasqyrën e vërtetë epidemiologjike në të gjitha këto vende që ne i konsiderojmë si shumë më keq se tonat në këtë moment”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kjo masë, tha ai, vlen vetëm për qytetarët e këtyre vendeve, për shkak se tani në këtë moment është numri më i madh dhe qytetarët tanë mund të infektohen me koronavirus.

Related Articles

Back to top button