Lajme
Situatë e jashtëzakonshme në Bujanoc, kafiterit do të punojnë deri në orën 21
Të Premten, kryetari i komunës, Shaip Kamberi, nënshkroi vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Komunës së Bujanocit, i cili hynë në fuqi në të njëjtën ditë.
Përveç masave të Shtabit të Krizave të Serbise, të cilat janë të vlefshme për të gjithë Komunat në Serbi, në Bujanoc orari i punës i kafiterive do të jetë i kufizuar.
Sipas vendimit bahçet e kafiterive do të jenë të hapura deri në orën 23:00, ndërsa objektet e mbyllura deri në orën 21:00.