Lajme
Nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit në Bujanoc
Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit pritet të mbahet të mërkurën.
Tashmë është caktuar edhe rendi i ditës ku pritet të zgjedhen organet e reja të legjilslativit komunal, si kryetari i KK, nënkryetari dhe sekretari.
Pas kësaj seance, mund të pasojë takimi i dytë me zgjedhjen e kryetarit të komunës, zëvendësit të tij dhe anëtarëve të Këshillit Komunal.
Për shkak të situatës emergjente dhe kushteve epidemilogjike, seanca konstituive do të mbahet në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës.