Lajme
Në Preshevë sot 20 pacient janë paraqitur për kontroll, 2 kanë dalur pozitiv me testin e shpejtë
CoVID ambulanca 05.08.2020
20 pacientë të paraqitur për kontrollë
2 pozitiv me test të shpejtë Elisa (mosha: 1949, 1952)
3 persona në gjendje të rëndë janë dërguar në spital, 2 në spitalin e Vranjës dhe 1 të Surdulicës
10 persona janë testuar me PCR test, ndërsa rezultatet e ditëve të kaluara sot janë 1 pozitiv dhe 1 negativ
Zyrtarisht të dhënat nga shtabi Republikan i krizës ndaj Covid, në Bujanoc janë sheruar 28 persona dhe kanë ndërruar jetë 12 persona ndërsa në Preshevë janë sheruar 18 persona ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona nga Covid-19.
Bujanoci në muajin korrik ka qenë në gjendje më të rëndë se sa Presheva, në Covid ambulancën janë kontrolluar 2032 persona ndërsa në Preshevë 296 persona!