Reshje të mëdha shiu në Preshevë edhe sot
Sipas paralajmërimit të fundit të Institutit Hidrometeorologjik në Serbi, rrethi Pçinjës do të jetë në meteo alarm me ngjyre portokalli dhe velerësohet si “mot i rrezikshëm” me pasoja të mundshme në objekte dhe jetën e njerëzve.
RHMZ parashikon reshje të mëdha shiu, erë stuhie dhe stuhi për zonën e Vranjës, si dhe katastrofa që mund të shkaktojnë rrezik për ndërtesat, njerëzit dhe kafshët shtëpiake.
Parashihet sasia e reshjeve në sasi prej 40 deri në 60 litra për metër katror, e cila mund të shkaktojë dëme materiale në vendbanime dhe bujqësi.
Temperatura do të jetë 16 gradë në mëngjes, dhe deri në 28 gradë Celsius gjatë ditës.
Vlera e indeksit UV do të jetë e moderuar, nga tre në pesë.
Shi i lehtë dhe pa rrezik ekstrem është parashikuar edhe për ditën e shtunë.