Lajme

Në prag të vitit të ri shkollor Kryetari Shqiprim Arifi vizitoi shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë (Foto)

Në prag të fillimit të vitit shkollor sot vizitova ambientet e Shkollës Fillore “Prof Ibrahim Kelmendi”. Urova drejtoreshën e këtij institucioni për përfundimin e punimeve në njërën pjesë të shkollës, ambientet e reja përfshirë të gjitha koridoret, klasat, salla e edukatës fizike, banjot etj, ku fëmijët tanë tani do të vijojnë mësimin në këto ambiente të reja.

Në pjesën tjetër punimet janë duke vazhduar me një intenzitet të kënaqshëm që e edhe në këtë pjesë të jetë e gatshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Renovimi i komplet Shkollës Fillore “Prof Ibrahim Kelmendi” vie pas përfundimit të Gjimnazit “Skenderbeu” dhe dy shkollave fillore në Stacionin Hekurudhor.

Related Articles

Back to top button