Lajme

Ftesë për Pensionistët: Fondi paguan gjithçka, aplikimet deri më 7 shtator

Fondi pensional ne Serbi permes nje njoftimi ka ftuar pensioneret që të aplikojnë për rehabilitim falas dhjetë ditor në një nga 25 banjat ne Serbi.

Të drejte per aplikim kane te gjithë pensionistet të cilëve pensioni e kane deri 27,775 dinarë. Kushti i vetëm është që ata të mos kenë të ardhura të tjera personale, njofton Fondi.

Ne Rehabilitimin falas eshte përfshire edhe kosto e transportit në shumën e çmimit të biletes se autobusit gjegjesishte te biletes se autobusit të kategotise së dytë.

Fondi merr persiper kostot e akomodimit në banjë, me pansion të plotë, permes marreveshkes me cdo banje vec e vec percaktohet lloji i terapise qe duhet te marre cdo pensionist.

Pensionistët gjate qendrimit ne banje do të jene plotësisht ne kujdesine mjekesore, qe nenkupton kontrollimin mjekesore, EKG, kontrolle laboratorike, ekzaminime të specializuara dhe vizita nga mjekë të reparteve gjegjes, si dhe të paktën tre lloje të terapisë në varësi të vlerësimit të mjekut dhe fushës për të cilën eshte e specializuar banja, thuhet ne njoftimin e fondit transmeton Presheva.AL

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 7 shtator.

Së bashku me kërkesën, është e nevojshme të paraqisni një çek pensional, vertetime mbi vleren e pensionit qe merrni sipas marrëveshjeve ndërkombëtare (ekstrakti nga banka ose çertifikata e siguruesit të huaj të sigurimeve shoqërore, etj.), dokumentacionin mjekësor të disponueshëm (nëse përdoruesi e ka atë) dhe kerkesen e plotesuar per deklaratë, ne formularin e pershkruar ku deshirojne te shfrytezojne rehabilitimin.

Related Articles

Back to top button